Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi ta mbajë në burg ish-kreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelilin, duke dhënë shembullin e parë sesi hetohet një zyrtar i lartë që kërkon favore seksuale në këmbim të vendit të punës.
As lotët në sytë e 56-vjeçarit përpara se trupi gjykues të jepte vendimin, nuk ndikuan në zbutjen e masës së sigurisë dhe në dalje avokati mbrojtës e cilësoi të padrejtë lënien në burg të klientit të tij.
Siç u shpjegoi vetë më pas Xhelili psikologëve, pagjumësia e këtyre ditëve e kishte lodhur disi dhe po e përjetonte keq të gjithë këtë situatë.
Për shkak të rrethanave të kësaj mase sigurie të paprecedentë për gjykatat shqiptare, ishte vendosur që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura dhe media nuk u lejua të merrte pjesë.
Vetë ish-kryebashkiaku i Dibrës, më herët ka mohuar gjithçka, por përmes mbrojtjes e ricilësoi si një sulm të ulët politik për t’ia denigruar figurën.
Si argument kyç mbrojtja përdori fjalën “montim” dhe video të pavlefshme, duke iu referuar madje edhe një vendimi për videon Meta-Prifti, u cilësua e tillë nga gjykata.
Lot dhe burg
Sapo zbriti nga furgoni i policisë, që e solli në Peshkopi nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, Xhelili nisi të përlotej teksa i afrohej sallës ku do të jepej vendimi për të.
Nga burimet brenda seancës gjyqësore u mësua për gazetën “Shqip” se bashkëshortja e tij, Tefta Xhelili, si ndjekëse e seancës ishte pozicionuar përballë Shukriut, teksa ky i fundit nuk po e ndalte dot përlotjen.
“U desh ndërhyrja e psikologëve që Shukriu ta merrte disi veten dhe një pushim 10 minutësh shërbeu që ai të qetësohej” – thanë këto burime.
Kur psikologët dhe ekipi mjekësor e pyetën se “çfarë të shqetëson?”, mësohet se Xhelili është shprehur që “thjesht kam pasur pagjumësi këto ditë”, duke mos shtuar diçka tjetër.
Kur seanca hyri në rrjedhën normale të saj, prokurori Klodian Braho paraqiti akuzën se përse policia i kishte vënë prangat mbrëmjen e së hënës në dyert e Ministrisë së Brendshme, kur u thirr për të dëshmuar rreth ngjarjes.
Sipas Brahos, i pandehuri ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv…” në formën e kërkimit të favoreve seksuale prej shtetases A.A, në këmbim të emërimit në një vend pune në strukturat e varësisë së Bashkisë së Dibrës, ndaj duhej të qëndronte në burg pa afat derisa të mbarojnë hetimet.
Por Ferdinand Ndoja, avokati i Xhelilit, e ka kundërshtuar akuzën, duke e cilësuar gjithashtu si sulm politik.
Pala mbrojtëse është shprehur gjithashtu se videoja ishte e montuar dhe për rrjedhojë nuk mund të përbënte provë për gjykatën, ashtu siç, sipas mbrojtjes, nuk ishte provë video-përgjimi Meta-Prifti.
Madje në mbarim të seancës, Ndoja deklaroi shkurt për gazetarët se “do ta këshilloj Xhelilin t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar shkarkimin. Do t’i drejtohem Kushtetueses, kur Xhelili të ma kërkojë një gjë të tillë”.
Megjithatë trupi gjykues vendosi ta cilësojë të drejtë të gjithë procedurën që nisi me hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda menjëherë pas denoncimit të rastit në “Ora Neës” të emisioni “Të paekspozuarit” dhe vijoi me ndalimin e tij në Tiranë. Në fund u vendos të Shukri Xhelili të qëndrojë në “burg pa afat”.
Punë dhe seks
Për t’u punësuar në bibliotekën e Peshkopisë, 20-vjeçarja A.A do të duhej që më parë të dilte me vetë shefin që e punësoi, Shukri Xhelilin.
Për të marrë rritje rroge apo të fitonte punë në një kënd të posaçëm që Xhelili e hapi veç për të, sërish 20-vjeçarja duhej të takohej me bosin në ndonjë hotel në Tiranë.
Të paktën ky ishte thelbi i gjithçkaje që u shfaq më 12 maj në televizionin “Ora News”.
Pjesa pasuese ka veç reagime, ku spikat ai i Teftës, bashkëshortes, e cila tha se “do të jem deri në vdekje bashkëshortja e Shukriut”, duke shtuar se e mbështeste fuqimisht dhe kishte besim tek ai, duke nënkuptuar edhe një komplot politik.
Hamendësime të shumta për provokime, joshje dhe ndërhyrje brenda llojit por jo species politike mbushën hapësirat mediatike dhe rrjetet sociale.
Babai i vajzës tha se “Shukriu më ka borxh gjakun” dhe ndihet i kërcënuar familjarisht, ashtu siç pohuan të gjithë anëtarët e kësaj familjeje, të cilët kërkuan mbrojtje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Përjashtimi i shqiptarëve nga bordet shëndetësore është goditja e radhës
Dy persona rrahin një tjetër në Prishtinë, e bëjnë për spital
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës