Buraku dhe Grupi Fama kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

“Pa nafakë” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është e zhanrit baladë.


Muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga Fisnik Bajrami, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Arben Beha.

burak2

Kënga është vizualizuar edhe me një klip, i cili i përshtatet tematikës së këngës.

Ana vizuale i është besuar M Production.

Buraku dhe Grup Fama përndryshe janë gjithnjë shumë aktivë me projekte të reja muzikore, të cilat gjithnjë janë pritur mirë nga fansat e tyre. /Telegrafi/