Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas ngjarjes tragjike në fshatin Peran, ku babai vrau djalin e vet.
“Rasti i vrasjes në Peran të Podujevës na ka tronditur të gjithëve.Duke u lutur që të jetë i fundit ky rast i vrasjes, ngushëllime familjes dhe miqve!”, ka shkruar Bulliqi.
Policia e Kosovës thotë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, derisa një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit”.
“Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka njoftuar policia.
Mediat lokale në Podujevë njoftojnë se bëhet fjalë për një vrasje brenda familjes.
Sipas raportimeve të tyre babai ka vrarë djalin./Telegrafi/