LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi: Të gjitha partitë më kërkuan që të jem në listat e tyre (Video)

Bulliqi: Të gjitha partitë më kërkuan që të jem në listat e tyre (Video)

Ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se ai është propozuar nga nëndegët gjashtë herë, por se Kryesia e degës e ka larguar nga lista atë.

“Sigurisht që brenda LDK-së kemi edhe individë të tillë, idhnakë të tillë të cilët në një moment që ju krijua mundësia, e shfrytëzuan rastin e u hakmorën ndaj meje. Por, me këtë besoj se nuk ka humbur Shpejtim Bulliqi, por ka humbur Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë ai.

Për tÇu futur në listë, Bulliqi thotë se ka pas oferta nga të gjitha subjektet tjera.


“Të gjitha subjektet më kanë bërë kërkesë. I vlerësoj të gjitha barabartë. Bile, ditën e fundit, ndoshta deri në ora 11:00, ka pasë kryetarë subjektesh, udhëheqës të atyre subjekteve ose kandidatë të nominuar për kryeministër që i kanë lënë listat e hapura deri në momentin e fundit, që unë t’ju bashkohem”, tha ai.

Bulliqi thotë se kandidimi i Avdullah Hotit nuk ka qenë më i miri, por që e përkrah, ndërsa shprehet se LDK duhej të orientohej me Vetëvendosjen.

“Me Vetëvendosjen LDK-ja nuk kish humb asgjë. Mendoj që investimi më i madh i LDK-së do të ishte i orientuar ka VV-ja e jo nga dy subjektet politike që nuk kanë më shumë se një autobus njerëz”, tha ai.

Ai tha se shpreson që LDK do t’i fitojë zgjedhjet, parti ku do ta vazhdoj edhe më tutje të ofrojë angazhimin politik. /RTV D/Telegrafi/

https://youtu.be/rrfkwXB6i4s?t=3848

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori