Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në një konferencë për media ka prezantuar listën me numrin e punëtorëve të angazhuar kundërligjshëm për shërbime të veçanta në administratën komunale dhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.
Sipas një njoftimi për media, Bulliqi tha se pas marrjes së mandatit si kryetar i Komunës, bashkë me ekzekutivin që udhëheq, njëri nga problemet që ka identifikuar është edhe angazhimi i punëtorëve për shërbime të veçanta e që bie edhe ndesh me Ligjin e ri për shërbyes civilë.
“Numri i punëtorëve të angazhuar për shërbime të veçanta ishte 57 dhe 20 prej tyre tashmë u ka skaduar kontrata, ndërsa edhe rreth 37 punëtorëve të tjerë do t’u skadojë së shpejti”, tha Bulliqi.
Siç thuhet në njoftim, Bulliqi tha se numri më i madh i të angazhuarve me kontratë mbi vepër ka qenë në QKMF, 12 infermiere dhe të cilat kanë bartur barrën kryesore në qendrën anti-COVID.
“Është absurde që në mesin e atyre që janë angazhuar në këtë formë, me kontratë mbi vepër, ka punëtorë që punojnë nga 7-8 vjet, madje edhe mbi 10 vjet. Dhe tashmë, kur punëtorëve të tillë u skadon kontrata ne nuk kemi asnjë bazë ligjore t’ua vazhdojmë ato, sepse biem ndesh me ligjin”, tha kryetari Bulliqi.
“Prandaj është e dhimbshme që dikush që në këtë formë është mbajtur në punë me vite të tëra tani duhet të shkojë në shtëpi, pa fajin e tij, por edhe pa fajin tonë”, tha kryetari Bulliqi
Kryetari i Komunës së Podujevës po ashtu tha se do të shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore, duke iu drejtuar ministrive përkatëse, për rekrutimin e punëtorëve të rinj, sipas nevojave të administratës, në mënyrë që disa nga punëtorët që ishin me kontrata për shërbime të veçanta të angazhohen me kontrata të rregullta pune.
Në konferencën për media, thuhet në njoftim se Bulliqi përmendi si shqetësues faktin se QKMF së shpejti do të përballet edhe me mungesë mjekësh, për shkak se 10 mjekë do të shkojnë në specializim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë