Komisioni Shtetëror për Mirëmbajtjen e Kufirit thotë se vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka lëvizur në dëm të vendit tonë, në bazë të një raportit 900 faqesh që ata kanë gjetur nga puna në teren. Sipas Kryetarit të këtij Komisioni, Shpejtim Bulliqit, tashmë korrigjimi është në dorën e qeverisë.
Komisioni Shtetëror i emëruar nga kryeministri Ramush Haradinaj e i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, thotë se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, ka bërë që të lëviz vija kufizuese në dëm të Kosovës.
Kjo e gjetur është paraqitur edhe në raportin 900 faqesh, që ka bërë ky komision dhe i ka dorëzuar Qeverisë.
“Ne kemi hartuar një raport pune me një volum prej rreth 900 faqesh materiale. Në këtë raport janë përfshirë një sërë të gjeturash faktografike që tregojnë se vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi ka lëvizur në dëm të territorit të Kosovës. Materialet faktografike tregojnë se vija kufitare nuk ka qenë si është në marrëveshjen e aprovuar në Kuvendin e Kosovës”, tha për RTV Dukagjinin, Shpejtim Bulliqi.
Bulliqi thotë se puna në vazhdim, tashmë është në dorën e qeverisë, që të formojë Trupën Punuese në mënyrë që të korrigjojnë pjesët në të cilat ka pasur lëshime.
“Qeveria ka në agjendën e vet, dhe konform kësaj agjende në një moment të caktuar Qeveria do ta formojë këtë Trup Punuese dhe të hapet rruga për korrigjimin e këtyre segmenteve”, tha më tej Shpejtim Bulliqi.
Me të ardhur në krye të Qeverisë, Kryeministri Ramush Haradinaj kishte shpërbërë Komisionin e kaluar shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi që drejtohej nga Murat Meha, duke emëruar staf të ri më në krye Shpejtim Bulliqin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

"Trainkos" del me sqarim për largimin nga puna të një punëtori - i njëjti thuhet se ka refuzuar nënshkrimin e kontratës

Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës