Bulliqi bën homazhe në 11-vjetorin e ndarjes nga jeta të Arbnor Deharit

16:"Dejan Sredojevic
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, zyrtarë tjerë të Lëvizjes, familjarë e miq, sot ishim për homazhe pranë varrit të Arbnor Deharit, i cili para 11 vjetësh ndërroi jetë.
Bulliqi thotë se ai do të kujtohet gjithmonë si një aktivist shembull, transmeton Telegrafi.
"Edhe në këtë përvjetor, Arbnori kujtohet gjithmonë si një aktivist shembull, i cili kishte vizion për të ardhmen, por ishte edhe motivim për gjeneratat e reja. Arbnorin do ta kujtojmë me mall gjithnjë, jo vetëm si një aktivist të Lëvizjes, por edhe si një djalë të mrekullueshëm e me ideale të larta kombëtare", ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































