Bullgaria po e shqyrton mundësinë që të ofrojë stimuj, për të inkurajuar qytetarët që të vaksinohen kundër coronavirusit, tha të dielën kryeministri i përkohshëm, Stefan Yanev.
Bullgaria është në mesin e pak shteteve që u ofrojnë mundësinë qytetarëve që të zgjedhin me cilën vaksinë duan të vaksinohen.
Aktualisht, në këtë shtet, qytetarët kanë në dispozicion që të zgjedhin në mesin e katër llojeve të vaksinave kundër coronavirusit.
Sipas të dhënave, deri më tani 14.5 për qind e popullsisë së rritur në Bullgari janë vaksinuar plotësisht, që e bën një prej shteteve me nivelin më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Evropian.
Një prej arsyeve kryesore të mosbesimit në vaksina në Bullgari përmendet frika e qytetarëve ndaj produkteve të reja mjekësore. Një arsye tjetër është se rreth 400.000 qytetarë tashmë e kanë kaluar virusin dhe kanë fituar imunitet.
“Ne nuk planifikojmë që ta detyrojmë askënd (që ta marrë vaksinën). Por, ne jemi duke e shqyrtuar mundësinë që njerëzit që marrin dozën e dytë, të fitojnë disa kuponë”, tha Yanev.
Sofja ka hapur njësi të veçanta të vaksinimit në parqe, me qëllim që njerëzit të mund të vaksinohen më shpejt dhe po ashtu po planifikon fushata vaksinimi në lagjet e banuara nga romët, me qëllim që të bindë pjesëtarët e këtij komuniteti për përfitimet nga vaksinat.
Nëse dështojnë që të përshpejtojnë fushatën e vaksinimit, autoritetet bullgare do të mund të detyrohen që të hedhin vaksinat, të cilat kanë afat të skadimit.
Yanev tha se Bullgaria mund të përballet me një rrezik të tillë deri në fund të gushtit dhe se po punon me BE-në për të parë mundësitë e dhurimit të rreth 150.000 dozave të vaksinave për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Qeveria e përkohshme bullgare do të qëndrojë në detyrë deri në formimin e një qeverie të re, pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, të planifikuara për 11 korrik. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Musk thotë se po merr kërcënime me vdekje pas shkurtimit të vendeve të punës në administratën federale

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?