Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

Presidenti Stevo Pendarovski përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut.
Pendarovski njoftoi se ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij bullgar, presidentin Rumen Radev.
“Kemi rënë dakord që në afat të shkurt , Bullgaria të dërgojë njësi të zjarrfikësve që do të ndihmojnë ekipet tona në shuarjen e zjarreve”, shkruan Pendarovski.
Ndryshe, pasditen e djeshme zjarri ka kapluar pyjet në afërsi të qytetit të Koçanit, më herët është raportuar për zjarr edhe në Kokino, gjegjësisht Komuna e Staro Nagorçanit - rajoni i Kumanovës.
Nga
Telegrafi
03/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































