LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria po bën gjithçka për të tërhequr Volkswagenin pas pezullimit të veprimtarisë në Turqi

Bullgaria po bën gjithçka për të tërhequr Volkswagenin pas pezullimit të veprimtarisë në Turqi

Bullgaria ka potencial të ndërtojë midis 7 dhe 10 zonave të reja industriale si ajo në Plovdiv, kështu është shprehur zëvendëskryeministri Tomislav Donçev në edicionin e katërt të forumit “Industry 4.0”.

Sipas tij, lehtësimi i procedurave është një hap i rëndësishëm për të tërhequr investitorët.

Duke folur për mundësinë e humbur për të tërhequr gjigantin automobilistik, Volkswagen, i cili zgjodhi Turqinë ndaj Bullgarisë për ndërtimin e fabrikës së tij të re, ai tha se, “edhe pse Volkswagen nuk erdhi në Bullgari, dikush tjetër do të vijë në dy ose tre vitet e ardhshme, sepse ka shumë parakushte dhe një gjë e tillë është e pashmangshme”, përcjell Telegrafi.


Ministri bullgar i Financave, Vladislav Goranov, tha se në negociatat me Volkswagen, vendi bëri gjithçka kishte mundësi, por investitorë të tillë të mëdhenj donin shumë privilegje dhe 100 për qind infrastrukturë të plotë.

Historia ndërmjet Volkswagenit dhe Evropës Juglindore
Lexo po ashtu Historia ndërmjet Volkswagenit dhe Evropës Juglindore

“Kompani të tilla presin që shtetet pritëse të bëjnë investimin, kështu që ata mund të vijnë së bashku me njohuritë dhe me teknologjitë e tyre, por vetëm vendet e mëdha mund t’i plotësojnë kushte të tilla”, tha Goranov, duke shtuar se 90 për qind e negociatave me gjigantin e automobilave lidhen me infrastrukturën.

Ditë më parë, për shkak të sulmit ushtarak turk në Siri, Volkswagen ka ngrirë planet për një fabrikë automjetesh me vlerë 1.4 miliard euro në Turqi.

Bullgaria dhe Rumania shpresojnë tani të fitojnë kontratën. Veçanërisht Bullgaria, e cila konkurroi fillimisht me Turqinë, Serbinë dhe Rumaninë për investimet e diskutueshme të Volkswagen, po përpiqet me të gjitha forcat që të rikthehet në lojë dhe ta fitojë marrëveshjen. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori