LAJMI I FUNDIT:

Nga bukuritë e Valbonës deri tek sazet e jugut, Rama reagon për shkrimin në “The Guardian”: Të biesh në dashuri me Shqipërinë

Nga bukuritë e Valbonës deri tek sazet e jugut, Rama reagon për shkrimin në “The Guardian”: Të biesh në dashuri me Shqipërinë

“The Guardian” është një nga mediat e shumta prestigjioze që i kanë dedikuar artikuj zonave turistike Shqipërisë.

Këtë të premte, kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social Facebook një pjesë nga artikulli i shkrimtarit të njohur Jacob Mikanowski për Shqipërinë.

Ky i fundit ka shkruar për eksperiencën e tij gjatë vizitës në zonat e veriut e të jugut, e veçanërisht ka përshkruar Luginën e Valbonës dhe tingujt e sazeve, muzikë tradicionale nga jugu.


“Të biesh në dashuri me Shqipërinë në syrin e gjigantit britanik “The Guardian”, këtë herë jo vetëm si destinacion turistik veror, por me përjetimet e forta të shkrimtarit Jacob Mikanowski, pas turit të tij në vendin tonë, që nga magjepsja e luginës së Valbonës deri tek tingujt rrëqethës të sazeve të jugut” tha në Facebook Rama.

“Erdhi me mëdyshje, por u largua nga Shqipëria, siç shprehet vetë “mirënjohës që pata mundësinë të vizitoj këtë vend kyç të historisë, të mikpritjes së pakufishme dhe surprizave të pafundme”, shkruan Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori