Nga: Monika Stafa
Italia e pas viteve 1990 nuk do të ishte më Italia e një vendi që njohu shkëlqimin e një zeniti që kish arritur në vitet e industrializimit të madh të 1970- ’80. Dora e artë që shtriu miku tej Paqësorit e shpëtoi atë nga shkatërrimet që i solli një nga luftërat më tragjike në historinë e shekullit XX: Lufta e Dytë Botërore.
Ajo epokë zhvilloi kinemanë italiane, spektaklin dhe një industri mode që nuk ish parë ndonjëherë. E gjitha, një vërshim i skajshëm strategjie në një vend që konsiderohej krejt viktimë e një aleance që pavarësisht se i takonte anës së keqe të boshtit, nuk u pa asnjëherë si armik.
Po përse kjo histori e çuditshme përkitje me Italinë?
Dhe pse vetëm kjo histori e Italisë u qas kaq miqësisht prej aleatëve të boshtit antifashist? Të ketë ndikuar pasta italiane? Aroma e Toskanës? Apo bujaria dhe shpirtgjerësia italiane për çdo viktimë lufte apo në çdo rast kur tjetri është në rrezik?
Silvio Berluskoni, njeriu i cili me emrin e tij shenjoi një epokë në historinë e Italisë, u nda nga jeta pak ditë më parë. Ai konsiderohej mik i shqiptarëve. Por, Berluskoni nuk është qëllimi i shkrimit tim. Video e shpërndarë ditën e vdekjes së tij më përcolli atë ndjesi të cilën e jetoj sa herë kam një ngasje apo moment mendimi për këtë vend e këtë popull. I përlotur për tragjedinë shqiptare në Kanalin e Otrantos, më 28 mars 1997, njohur ndryshe edhe si përmbytja e Katerit të Radës, ai tha se kjo nuk mund të jetë fytyra e Italisë. Fytyra e dikujt që hedh në det dikë që po arratiset prej së keqes duke kërkuar shpëtim dhe arratisje në një vend të cilin ai e konsideron mik. Kish ndodhur një krim.
Anija shqiptare me 142 persona në bord, u përmbys nga forcat detare italiane në Ngushticën e Otrantos, duke shkaktuar humbjen e jetës së 57 personave, të moshave nga 3-69 vjeç.
Po çfarë ka pasur ndërmend Kavalieri ndërsa nuk mbante dot lotët e si një Silvio – fëmijë mbi barkë u lëshua drejt gazetarëve i emocionuar?
Asnjë titullar perëndimorë në të gjithë ato vite, nuk kish ndjerë të njëjtën fatkeqësi në asht e në kockë siç Kavalieri e dëshmoi.
Ende jo dhe sot.
Pfarë qenka kjo dashuri e Italisë ndaj tjetrit në rrezik që ai përcolli me aq mallëngjim, duke u zhveshur prej forcës së pathyeshme të një manjati të madh?
Thua diçka më shumë se kristiane fshihet brenda asaj paste italiane që mban ende mbërthyer njerëzinë nëpër botë?
Dashuri … Ndjeshmëri … Besnikëri…
***
Është dimër.
Napoli, 1946.
Lufta ka mbaruar. Ende jo uria dhe mjerimi. Në rrugicat e lagjeve spanjolle të Napolit, fëmijët ushqehen me çfarë gjejnë rrotull ose vjedhin nga tregu. Të zbathur sepse familjet nuk kanë para për t’u blerë këpucë, ata mësojnë lehtësisht të bëhen kusarë të bukës.
Të bukës dhe çfarëdo që u siguron jetesën e ditës.
Kjo është fëmijëria e varfër e qytetit jugor të Italisë. Dhe jo vetëm e saj.
E të gjithë shteteve që dolën prej një lufte të tillë.
Po çfarë ndodhi në Itali e që në vendet nuk prodhoi dot një shembull të tillë?
U shpik treni i lumturisë. Cili ishte ai?
Mendojeni pak. Partia Komuniste e kohës arriti të prodhojë një rrugë shpëtimi. Solidariteti, shprese dhe çlirimi shpirtëror.
Ajo vendosi që të gjithë këta fëmijë të jugut të vendit t’i dërgonte në rajonin e Emilia-Romanjas. Një rajon i kuq për dreq. Tërësisht. Dhe, e vetmja që i besoi ideologjisë së majtë nga vitet ’80 të shekullit XIX të deri në vitet ’90 të shekullit të kaluar, kur ajo u shua. Me pëlqimin e prindërve, komunistët nisën zbatimin e një plani shpëtues për të gjithë ata fëmijë që rrezikonin jetën në rrugë.
Duke i larguar prej mjerimit, fëmijët u nisën me tren drejt Emilias, tren i cili më pas mori emrin “treni i lumturisë”. Shkonin drejt veriut. Në familje të kamura të zonës të cilët i siguronin një të ardhme të denjë.
Për muaj, vite apo dhe një jetë. Kjo është historia e fëmijëve që udhëtuan mes dy Italive. Asaj të jugut dhe të veriut. Është Italia e pasluftës. Një model dashurie dhe solidariteti e pandodhur ndonjëherë në historinë e botës. E padëgjuar, të paktën.
Një histori që prodhoi një përshëndetje; “Të dashur fëmijë, ju presim me gëzim”.
***
“Kavalieri” la gjurmë në futbollin italian dhe evropian. Jeta e tij si biznesmen miliarder dhe politikan ka qenë gjithnjë në syrin e publikut dhe medias, që në periudhën kur pasi kishte shitur fshesa me korrent për pak kohë themeloi një kompani ndërtimi.
Deklarata e tij para medias asokohe për tragjedinë shqiptare në Otranto preku jo pak zemrat e italianëve, të cilët kishin njohur histori të tilla të trishta edhe me kombin e tyre. Si ajo histori me të cilën ju njoha pak më lart. Dhe të cilën pakkush e di, por që përfaqëson themelin e shoqërisë italiane në gjysmën e dytë të shekullit XX. Një histori solidariteti, një prelud i bumit ekonomik që do të njihte Italia në vitet ’60. Një epokë ku njerëzit kuptuan dhe luftuan për disa të drejta të cilat u ishin mohuar në kohë.
Bëhej fjalë për punëtorët italianë. Pastat italiane? Pse janë aq të mira, pyeta italianin e moçëm ca kohë më parë. Mielli kur gatuhet, më tregoi, mban një tharm. Është tharmi i një loti të gëzuar.
Loti që përcolli ‘trenin e lumturisë’, thashë me vete. Trenin e fëmijëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?