LAJMI I FUNDIT:

Bujar Nishani: Gabim i Shqipërisë që nuk bëri kundërakuzë ndaj raportit të Dick Marty-t

Bujar Nishani: Gabim i Shqipërisë që nuk bëri kundërakuzë ndaj raportit të Dick Marty-t

Ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka kritikuar qeverinë e Shqipërisë e cila sipas tij ka heshtur në lidhje me raportin e Dick Marty-t.

Nishani ka thënë se nuk përzihet në çështje të drejtësisë, por ai besoj se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe ushtarët e saj nuk kanë bërë krime lufte.

“Ka qenë luftë mbrojtëse kjo e UÇK-së. Le të behet hetimi. Ne kemi pasur edhe në të kaluarën kur pjesëtarët e UÇK-së kanë dalë të pafajshëm nga drejtësia e Hagës”.


Nishani thotë se Serbia ka përgjegjësi të madhe politike dhe ligjore në Raportin e Martit dhe sipas tij Shqipëria nuk është dashur të heshtë.

“Shqipëri me kohë është dashur të bëjë një denoncim jo vetëm politik, por edhe ligjor në gjykatat evropiane ndaj atij raporti. Shqipëria është e legjitimuar sepse raporti përfshinë edhe Shqipërinë brenda. Shqipëria është dashur të bëjë pjesën e saj. Është e çuditshme pse qeveria e zotit Rama prej tetë vitesh i është shmangur këtij raporti…Në momentin kur raporti u hodh poshtë, Shqipërisë i ka lindur e drejta për të bërë kundërakuza”, deklaroi ndër të tjera Bujar Nishani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori