Bujar Gashi: Me numrin 35, për një Prishtinë që kujdeset për secilin qytetar

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Asamblenë e Komunës së Prishtinës, Bujar Gashi, ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor, duke theksuar rëndësinë e votës për zhvillim, përgjegjësi dhe një kryeqytet që kujdeset për qytetarët e tij.
Në një postim në rrjete sociale, Gashi ka theksuar se përmes numrit 35, qytetarët zgjedhin përvojën dhe përkushtimin në shërbim të një Prishtine më të shëndetshme.
“Për një Prishtinë që kujdeset! Të dielën, 12 Tetor, zëri yt ka vlerë! Voto për zhvillim, për përgjegjësi dhe për një Prishtinë të shëndetshme. Me numrin 35, zgjedh përvojën, përkushtimin dhe vizionin për shëndetësi më të mirë, shërbime më efikase dhe një qytet që kujdeset për secilin qytetar", ka shkruar Gashi.
Kandidati i LDK-së ka qenë i angazhuar prej vitesh në fushën e shëndetësisë, ndërsa në këtë garë synon të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve publike dhe krijimin e politikave komunale që promovojnë kujdesin dhe mirëqenien sociale.




















































