Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes, Shukri Buja, ditë më parë ka marrë konfirmimin se Prokuroria ka mbyllur të gjitha hetimet nga tij. Ai tha se UÇK ka bërë luftë çlirimtare e të drejtë kundër një pushtuesi, derisa kërkoi mbështetje për ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.
Me betejë për lirinë e popullit të Kosovës, e me betejë juridike 5 vjeçare e përshkruan jetën e vet ish-luftëtari e komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, i cili javën e kaluar triumfoi në Speciale, kur ranë poshtë të gjitha akuzat për të cilat dyshohej.
Teksa qëndron në vendlindjen e tij në Lipjan, Buja e quan këtë proces triumf të tërë luftës së UÇK-së.
“Lufta jonë juridike do të fitohet me fitoren e pafajësisë e krerëve të UÇK-së që gjinden atje. Çështja e prezencës në një sallë gjykimi bashkë me ta (isha mësuar që t’i përqafoj) nuk ishte e lehtë për mua. Ajo që më motivonte ishte se ne vet e kemi krijuar Gjykatën Speciale. Vota e parlamentarëve tanë e ka votuar, ndërkombëtarët janë duke e zhvilluar në bazë të ligjit që është krijuar këtu. Ne duhet të argumentojmë atë që po pretendon prokuroria se ne kemi bërë luftë çlirimtare dhe që lufta jonë ka qenë e drejtë kundër një pushtuesi”, tha Buja për RTK.
Në këtë proces Buja thotë se nuk e di qartë mbështetjen që vjen nga shteti i Kosovës, veçse konsideron se është një mbështetje shumë e vogël financiare.
“Jam ndier mirë që kam mundur me i dhënë shumë argumente Gjykatës se ne nuk kemi pasur një ushtri të standardeve të NATO-s. Jam mundu me argumentuar që duhet shumë kohë paqe për me organizuar një ushtri të rregullt, ndërsa ne gjatë luftës kemi pasur mungesë personeli profesional, kemi pasur mungesë logjistike e mjeteve financiare dhe në atë fazë jemi përballur drejtpërdrejtë me luftën”, theksoi ai.
Buja, pas pesë vitesh, thotë se festat e nëntorit i pret me emocion më të veçantë.
Në mungesë të provave, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka mbyllur hetimet kundër ish-komandantit të Zonës Operative të Nerodimes, Shukri Bujës, ndërsa ky është rasti i parë i mbyllur për vepra penale për krime lufte të hetuara deri tash nga ZPS-ja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit