Edhe pse bëhet fjalë për një model unik i prodhuar në themelet tashmë të ndërtuara nga modele të mëparshme, Bugatti La Voiture Noire është një projekt i pranueshëm.

I prezantuar gjatë festave të fundvitit 2020, La Voiture Noire është bërë vetura më e “shkathtë” dhe më i shtrenjta e të gjitha kohërave, transmeton Telegrafi.


I prezantuar në shtëpinë e Bugattit, zyrtarë të kësaj kompanie kishin tërhequr vëmendjen e mijëra njerëzve në mbarë botën.

1 263

E për realizimin e këtij modeli unik janë shpenzuar 65.000 orë pune të inxhinierëve. Nëse i përktheni orët e punës me çmimin e saj, atëherë mund ta paramendoni se sa mund të kushtoj.

2 75

Kjo nënkupton 2708 ditë apo 7.5 vite, që tregon edhe njëherë se janë dashur shumë orë punë dhe përkushtim të madh të një grupi të inxhinierëve.

3 61

Ndoshta kjo arsyeton çmimin prej 11 milionë eurove, për faktin se janë nevojitur ekspertë dhe përvojë e madhe në fushën e inxhinierisë. /Telegrafi/

4 53