Ka kaluar shumë kohë kur mund t’i identifikonim qartë veturat përmes madhësisë dhe numrit të gypave të shkarkimit, Bugatti i ri do ta tregojë superioritetin e tij në mënyrën e vjetër.
Bugatti po sjell një tjetër ekstrem në ofertën e tij. Nëse keni menduar se La Voiture Noire ishte dhe mbeti kulmi i gamës, jeni vetëm pjesërisht të saktë.
Disa vite më parë, vetura më e shtrenjtë e re ishte ekstreme në shumë aspekte, përfshirë edhe atë që tregonte në pjesën e pasme – me gjashtë tuba shkarkimi, një veçori jashtëzakonisht e rrallë te veturat e papërpunuara.
Tourbillon i ri duket se po hap një kapitull të ri. Sipas profilit @bugattitourbillon.registry, Bugatti po përgatit paketën “Equipe Pur Sang”, e cila do t’i ofrojë pronarit një sistem të modifikuar të shkarkimit.
Në vend të dyfishtë, si në modelin origjinal, ky variant do të ketë katër tuba nga secila anë. Tetë gypa shkarkimi nuk janë i vetmi ndryshim – pronari do të përfitojë gjithashtu një parakolp të ridizajnuar, një difuzor në pjesën e pasme dhe disa elemente aerodinamike shtesë. Përveç kësaj, paketa përfshin një logo ekskluzive dhe disa detaje unike në kabinë.
Edhe pse çmimi fillestar i Tourbillon është 3.8 milionë euro, kostoja e kësaj pakete mund t’ju habisë. Besoni apo jo, ajo arrin në pothuajse 240 mijë euro – një shumë sa për të blerë një makinë supersportive të nivelit të lartë.
Kujtojmë se Bugatti planifikon të prodhojë vetëm 250 njësi të modelit që do të zëvendësojë Chiron-in në ofertë. /Telegrafi/