Bugatti ka restauruar plotësisht prototipin e parë të Veyron Grand Sport, një version i konvertueshëm i veturës që dikur ishte më e shpejta në botë.

Prototipi u prodhua në vitin 2008 dhe u prezantua në ekspozitën Pebble Beach. Është pikturuar në argjend, ndërsa pjesa e brendshme është e mbuluar me lëkurë me ngjyrë konjak. Bugatti e quajti këtë prototip Veyron Grand Sport 2.1, dhe u përdor për parada në të gjithë botën. Bugatti më vonë prodhoi vetëm 150 kopje të modelit.


Pasi u prezantua, vetura u transportua në Molsheim ku iu nënshtrua trajtimit si pjesë e programit Le Maison Pur Sang. Në fakt është një lloj procesi zyrtar i çertifikimit Bugatti për të verifikuar vërtetësinë, raporton motor1.

Screenshot 2 59

Vetura ishte çmontuar për të verifikuar vërtetësinë duke përdorur numrin VIN, por edhe numrin ID të vendosur në "përbërësit kryesorë". Ekipi nga Molsheim hoqi të gjitha panelet e trupit dhe i rilyen në ngjyrën e tyre origjinale.

Brendësia është gjithashtu e freskuar plotësisht me lëkurë të re, si dhe pjesë alumini. Bugatti madje ka instaluar një tastierë të re qendrore për t'iu përshtatur më mirë specifikimeve të vitit 2008.

Bugatti Veyron Grand Sport është mundësuar nga një motor 8.0-litër quad-turbo W16 që zhvillon 987 kuaj/fuqi gjersa vetura përshpejton nga 0 në 100 km/h në 2.7 sekonda dhe arrin shpejtësi deri në 400 km/h. /Telegrafi/

bugatti veyron grand sport prototype 001 100800031 h

bugatti veyron grand sport prototype 001 100800029 h

bugatti veyron grand sport prototype 001 100800028 h

bugatti veyron grand sport prototype 001 100800026 h

bugatti veyron grand sport prototype 001 100800025 h

bugatti veyron grand sport prototype 001 100800024 h

bugatti veyron grand sport prototype 001 100800020 h

bugatti veyron grand sport prototype 001 100800021 h

bugatti veyron grand sport prototype 001 100800022 h

bugatti veyron grand sport prototype 001 100800023 h

bugatti veyron grand sport prototype 001 100800030 h