LAJMI I FUNDIT:

Bugatti mund ta sjellë një EB110 të ri

Bugatti mund ta sjellë një EB110 të ri

Makina e rrallë, mund të shfaqet gjatë muajit që vjen

Në Pebble Beach që është zhvilluar vitin e kaluar, Bugatti i ka mahnitur të gjithë kur e prezantoi modelin Divo që ka stil shumë të mirë, derisa gjatë këtij vitit e kemi parë La Voiture Noire që u shfaq në Geneva Motor Show.

Muajin e ardhshëm, pritet që Bugatti të sjellë një hiper-makinë nëtërisht të re në Monterey Car Week. Derisa kompania nuk ka bërë të ditur asgjë, shefi i komunikimeve Tim Bravo njoftoi se në këtë aktivitet, do të shfaqet një makinë e re që nuk është parë më herët.


Kjo nuk lë të kuptohet shumë, por Girado & Co njofton se më 16 gusht, Bugatti mund ta sjellë një EB110 të ri, me ndryshime shumë të mëdha. La Voiture moderne është e bazuar në Type 57 SC Atlantic, derisa EB110 SS, do të bazohet në makinat e prodhuara pas vitit 1990.

Vetëm dhjetë makina të tilla do të prodhon, derisa secila prej tyre do të kushtojë nga tetë milionë euro. /Telegrafi/