Prodhuesi i supermakinave Bugatti ka zbuluar planet për një kompleks të ri rezidence luksoze në Dubai.

Dhe forma e pazakontë e ndërtesës ka tërhequr vëmendjen e njerëzve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Screenshot 13 20

Rezidenca e re Bugatti do të jetë shtëpia e 200 pallateve dhe apartamenteve nën çati së bashku me pajisje luksoze si një plazh i stilit të Rivierës Franceze, një banjë xhakuzi dhe një klub privat.

Por njerëzit kanë hyrë tashmë në Twitter për të sugjeruar se rrokaqielli me formë unike u kujton atyre një lodër popullore për fëmijë – “slinky”.

Screenshot 14 21

Prodhuesi i makinave luksoze shkroi në Twitter: “Riimagjinimi i 'Artit të të jetuarit' në zemër të Dubait: Rezidencat e para BUGATTI të vendosura në zonën kryesore të Business Bay janë rezultat i bashkëpunimit midis BUGATTI dhe zhvilluesit të pasurive të paluajtshme me bazë në Dubai, Binghatti”.

Screenshot 15 17

Siç bëhet e ditur më tej, dy ashensorët e makinave do t'i lejojnë banorët të transportojnë makinën e tyre deri në banesën e tyre, dhe ata që jetojnë në ndërtesë do të kenë gjithashtu qasje në shërbimet e porositura si shofer dhe portier.

Screenshot 15 16

Kjo ndërtesë me formë të pazakontë do të përbëhet nga 171 pallate Riviera dhe 11 Penthouses Sky Mansion.

Çdo shtëpi do të jetë e dizajnuar në mënyrë unike me planimetri të personalizuara – kështu që asnjë nga ato nuk do të duket njësoj me ndonjë tjetër. /Telegrafi/