LAJMI I FUNDIT:

Bugati Chiron e kalon me lehtësi testin në motin shumë të nxehtë (Video)

Bugati Chiron e kalon me lehtësi testin në motin shumë të nxehtë (Video)

Prejse është lansuar modeli Chiron, të gjithë entuziastët e kanë kthyer kokën tek ky Bugati, përfshirë edhe ata që spekulonin se nuk do të jetë hipermakina që pritej.

Por, me testimet e ndryshme dhe publikimet e raporteve për qëndrueshmëri gjatë lëvizjes me shpejtësi, këto zëra janë shuar, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë të kompanisë e kanë provuar këtë model në të ashtuquajturën Lugina e Vdekjes në Shtetet e Bashkuara, për të treguar se mund t’i mbijetojë edhe motit ekstrem të nxehtë.


Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet lëvizja e makinës me 1,500 kuajfuqi, teksa temperatura është 51 gradë Celsius.

Derisa shumë supervetura e kanë problem këtë nxehtësi, Chiron tregon se është i aftë ta tejkalojë dhe të dalë me sukses. /Telegrafi/