LAJMI I FUNDIT:

Buffon, rekorderi i ri

Buffon, rekorderi i ri

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, e ka thyer rekordin për kohën më të gjatë pa pranuar gol në Serie A.

38-vjeçari duhej që të mos pranonte gol në minutat e para në ndeshjen ndaj Torinos, për ta thyer rekordin e Sebastiano Rossit prej 929 minutash pa pranuar gol, të vendosur në sezonin 1993/1994.

Seria e ndeshjeve pa gol e kapitenit bardhezi nisi nga 10 janari, kur për herë të fundit ishte mposhtur nga Antonio Cassano në sfidën ndaj Sampdorias.


Që atëherë, ai vazhdoi të mos pranonte gol në kampionat dhe në derbin lokal ndaj Torinos e theu rekordin dhe madje vendosi rekord të ri prej 974 minutash pa pranuar gol.

Megjithatë, goli i pranuar nga penaltia në pjesën e dytë, e ka penguar Buffonin që ta kërkonte edhe rekordin botëror në ligat elite që mbahet nga portieri i Vasco da Gamas, Mazaropi, i cili në sezonin 1977/1978 ka kaluar 1.816 minuta pa pranuar gol në kampionatin brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori