LAJMI I FUNDIT:

Buffon pritet ta barazojë rekordin e Maldinit

Buffon pritet ta barazojë rekordin e Maldinit

Gianluigi Buffon është ftuar për ndeshjen ndaj Sampdorias nga Juventusi, pasi Wojciech Szczesny ka dështuar të rikuperohet me kohë nga lëndimi.

Sky Sport Italia raporton se polaku, që humbi takimin ndaj Udineses në fundjavën që shkoi, ka probleme muskulore dhe do të mungojë edhe në këtë takim.

Raportimet e mediave italiane bëjnë me dije se Buffon pritet të jetë titullar në takimin ndaj Sampdorias.


Nëse ndodhë një gjë e tillë, atëherë legjenda e Azurrëve pritet të shkruajë histori në Serie A.

Buffon: Nuk kam ende në plan të pensionohem nga futbolli
Lexo po ashtu Buffon: Nuk kam ende në plan të pensionohem nga futbolli

Paolo Maldini e mban rekordin me më së shumti paraqitje në ligën italiane me gjithsej 647, por 41-vjeçari pritet që ta barazojë atë.

Wojciech Szczesny pritet të rikthehet te Juventusi në përballjen me Lazion në Superkupën e Italisë më 22 dhjetor që zhvillohet në Riyad të Arabisë Saudite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori