Legjenda e futbollit italian, Gianluiggi Buffon i ka vënë vetës një mision për dy vitet e ardhshme.
Numri një i Juventusit dhe Kombëtares së Italisë dëshiron që të jetë aktiv në futboll edhe për dy vite.

Buffon ka si synim të marrë pjesë për herë të gjashtë në karrierën e tij me Italinë në Kampionatin Botëror.


“Dua që edhe për dy vitet e ardhshme të vazhdoj të luaj. Dëshiroj të jem pjesëmarrës edhe në botërorin e gjashtë”.

“Do të ishte një rekord historik. Më pas do të bëj një vlerësim të situatës dhe të mundësive që do të më ofrohen”, deklaroi Buffon. /Telegrafi/