Kapiteni i Italisë, Gianluigi Buffon, ka thënë fjalë të mëdha për emnakun e tij Donnarumma.

18-vjeçari luajti ndeshjen e tij të parë për Azzurrët në miqësore me Holandën, dhe Buffon këtë ndeshje e pa nga stoli.


“Ai është një djalosh dhe një portier me cilësi të jashtëzakonshme fizike dhe mendore”.

“Ai mund të jetë biri im, por ai është tashmë i aftë për të qenë portieri për Milanin dhe ekipin kombëtar”.

“Kjo nuk është hera e parë që unë e kam shikuar një ndeshje të kombëtares nga stoli, kjo ka ndodhur edhe me Salvatore Sirigun”.

“Askush nuk është i përjetshëm, dhe secili ka të drejtë të ketë një shans për të luajtur”, ka thënë Buffon për ANSA. /Telegrafi/

telegrafi sport app