Budweiser Budvar ka prodhuar birrën vetëm duke përdorur përbërësit më të mirë vendase çeke.
Mësoni arsyen pse…
Disa pije përmbajnë esencën e një vendi. Duke vjelur përbrësit më të mirë nga plantacionet lokale, ato krijojnë shprehjen unike të atij regjioni. Mendoni për wiskyn skoceze, apo shampanjën franceze. Secila është destilim perfekt i një vendi që nuk ka mundur të bëhet diku tjetër. Dhe pikërisht, storia e njëjtë vlen edhe për Budweiser Budvar.
Që nga viti 1895, secila pikë e birrës është prodhuar në një dhe të vetmin vend: Në Budejovice, apo ‘Budweiss’. Njëjtë sikur shampanja, lvendi nuk është vetëm përgjegjës për emrin – Budweiss-er, birrën e Budweissit – por edhe për përbërësit që e bëjnë birrën kaq të veçantë. Birraria i merr përbërësit nga të njëjtat vende, nga të njëjtat fusha, nga të njëjtit fermerë dhe artizanë tash e 125 vite – që është arsyeja pse njihet si zonë e mbrojtur gjeografike me një çmim nga Bashkimi Evropian në vitin 2004.
Gjeografia unike dhe gjeologjia e Republikës së Çekisë është një parajsë për prodhimin e birrës, duke prodhuar katër përbërësit më të mirë dhe kryesorë për të fituar birrën më të mirë. Në një shishe Budweiser ju do t’i gjeni të gjitha aty: kulperin me kon të plotë, maltën moraviane, ujin krejtësisht natyral dhe majën e trashëguar të birrës – të gjitha bashkë me njëra-tjetrën krijojnë freskinë dhe shijen e plotë komplekse.
Dhe prapa secilës prej tyre, është një histori.
Kulperi
Teksa dielli ngritet nëpër plantacione duke i ngrohur korridoret e tyre, ajri bëhet tejet aromatik. Sa e ëmbël, aq e idhët, sa aromë limoni aq edhe e luleve – është ndjesia që secili adhurues i birrës e njeh. Kulperi. Kulperi me kon të plotë, që të jemi më preciz, me aromën e vet të lavdishme dhe të freskët.
Si përbërësi më i njohur i birrës në botë, kulperi Saaz nga Bohemia e Jugut është i renditur lart përbërësve të ngjashëm gjerman. Kulperi Saaz çek posedon baraspeshën e radhë mes shijes së idhët dhe aromës që ja dhuron në mënyrë perfekte beers çeke.
Edhe pse është prej përbërësve më të shtrenjtë, Budweiser refuzon të përdorë lloj tjetër të kulperit, andaj jo rastësisht ky përbërës quhet “ari i gjelbërt”.
Malta
Është thënë shpesh se birra çeke ka shpirt të vërtetë dhe ai shpirt ka emrin: malta. Para së gjithash, është malta që sjell ngjyrën dhe shijen e birrës. Që nga viti 1895, Budweiser Budvar e ka marrë maltën (elbin) nga një vend që gjithashtu ka shpirt të vërtetë: Regjioni Hana i Moravisë, në juglindje të Republikës Çeke. Këtu, shtatë lumenj puthen për të krijuar tokën pjellore. Njerëzit flasin dialektin e tyre, kanë veshjen e tyre dhe festivalet. Është e thënë se toka është aq pjellore sa që edhe nëse bie një pullë e fermerit, atëherë pulla do të mbillej dhe do të rritej.
Para se të mendoni për të gjetur ari apo diamantë, ekziston tashmë një thesar që po rritet. Elbi specifik që Budweiser Budvar përdor për të prodhuar birrën me shumë kujdes, është falë maltës më të mirë që mund të gjendet ndoku në botë. Është një proces i tërë nëpër të cilën kalon prodhimi dhe kur ky proces të kryhet atëherë birraria është gati që të bëjë magjinë, me shkëlqimin e artë të sjellë shpirt në secilën shishe të Budweiser Budvar.
Uji
Uji për kohë të gjatë i ka dhënë formë njerëzimit. Qoftë për t’u pirë, për prodhim, për udhëtim apo tregti, pak vende mund të përparojnë pa jë. Dhe, është po ashtu e vërtetë edhe për Budejovicen, shtëpinë e birrarisë Budweiser Budvar. Aty pari, lumi kombëtar i çekisë, Vltava, ka ndikimin i cili nuk mungon. Por, teksa është e vërtetë se ky regjion nuk do të ekzistonte sot pa fuqinë e “lumit amë”, ekzisto nnjë tjetër lloj i ujit që gjendet aty dhe është shumë më i veçantë. Një ujë antik i cili buron nga thellësia e tokës.
Fama e Budejovices vjen nga birraria Budweiser dhe në zemër të saj është uji natyral. I pastër, i freskët. Qyteti është shpërblyer me dekretin mbretëror për birarrinë nga Mbretëria e Bohemisë në vitin 1265, për shkak të cilësisë së madhe të birrës. Gjeografikisht, qyteti ka pasur fat. Është i pozicionuar 300 metra mbi rezervat nëntokësore të ujit kristal të pastër që është aq i freskët, sa që edhe foshnjet mund ta konsumojnë – direkt nga nëntoka. Ky ftohës nga koha e gurit është kapsulë e kohës nga bora e shkrirë, i paprekur për 10 mijë vjet, i cili ka bazën në një epokë para industrisë, ndotjes dhe bujqësisë.
Sa do që është i përshtatshëm që foshnjet ta pinë, ky ujë në fakt përshtatet për një pije të të rriturve. Me pH natyrale të përkryer për birrari, nuk ka nevojë për trajtim shtesë para transformimit në birrë. Ky kompozicion i elementeve dhe mineraleve kontribuon në shijen dhe produktin final, siç shpjegon Ales Dvorak:
“Shumica e birrarive në mbarë botën trajtojnë ujin e tyre para se ta fusin në birrari sepse kompozicioni i duhur i mineraleve është shumë i rëndësishëm për shumë reaksione kimike të cilat ndodhin gjatë procesit të prodhimit të birrës. Edhe ndryshimet e vogla në baraspeshën e elementeve mund të bëjë dallimin e madh për shijen finale të birrës”.
Ka shembuj konkret për këtë. Dublini e ka ujin e famshëm të përkryer të njohur për prodhimin e birrës së zezë. Burton në Britaninë e Madhe e ka ujin perfekt të balancuar për birrat më të ëmbla, bie fjala për Ale.
Por, pak vende në botë e kanë ujin e përkryer për të prodhuar birrën lager sikurse në Budejovice. Në fakt, kjo është edhe e konfirmuar me një vulë në shishe. Budweiser Budvar mund të përdorë vetëm ujin që nxirret nga burimi i tij nën birrari.
Tharmi
Kur mendoni për prodhim të birrës, ju mendoni për maltën dhe kulperin. Ndoshta nuk mendoni fare për tharmin. Është e lehtë të kuptoni pse. Tharmi nuk është gjëja më interesante për ta shikuar apo diskutuar. Realiteti është se pa magjinë e tharmit, nuk do të ekzistonte birra.
Përdorimi i tharmit në fermentim daton qysh para 5000 vitesh. Prodhuesit e birrës në Budweiser Budvar janë pionerë të hershëm në prodhimin e tharmit të birrës lager, duke e krijuar tharmin e tyre në laborator në vitin 1895.
Herën tjetër kur ta çoni një gotë me birrë Budweiser, duhet ta dini që tharmi është heroi i fshehur. Fuqia e padukshme prapa pijes në dorën tuaj.
Distributor i autorizuar i birrës Budweiser Budvar në Kosovë është Kosmonte Foods.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë