LAJMI I FUNDIT:

BSPK do të protestojë në 1 maj

BSPK do të protestojë në 1 maj

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK), do të protestojnë më 1 maj në ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

Protesta sipas BSPK-së, organizohet me qëllim të shfaqjes së pakënaqësive rreth kushteve të punës.

“Përmes kësaj proteste me karakter socio-ekonomik, do të shfaqen të gjitha pakënaqësitë e punëtorëve të Kosovës, lidhur me kushtet e punës, mos implementimet e ligjeve, Kontratës Kolektive si dhe shkeljet e lirive dhe të drejtave të punëtoreve që po ndodhin çdo ditë”, ka njoftuar BSPK-ja, shkruan Telegrafi.


Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i ka bërë thirrje punëtorëve dhe të gjitha grupeve tjera të interesit, që t’i bashkëngjiten protestës në ditën ndërkombëtare të punës. /Telegrafi/