LAJMI I FUNDIT:

BSPK paralajmëron veprime sindikale: E duam Qeverinë në tavolinën e bisedimeve

BSPK paralajmëron veprime sindikale: E duam Qeverinë në tavolinën e bisedimeve

Kryesia Ekzekutive e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme me qëllim të shqyrtimit të situatës aktuale sociale.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës informon qytetarët e Republikës së Kosovës se për shkak të ngecjes së madhe të dialogut social që edhe pas shumë e shumë shkresave dhe kërkesave që ju drejtuan Partnerit Social – Qeverisë kohëve të fundit nuk pati rezultate drejt përmirësimit të gjendjes së të punësuarve dhe nisjes së dialogut të mirëfilltë social, nuk i mbetet rrugë tjetër veç se të nisë përgatitjen e veprimeve sindikale”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.

Sipas BSPK-së, mos nisja e dialogut social nga Partneri Social – Qeveria ngushtoi rrugën e bashkëpunimit dhe të komunikimit duke i lënë anash përfaqësuesit e të punësuarve e duke e shtyrë Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës të nisë përgatitjen e të gjitha veprimeve sindikale për ta sjellë Partnerin Social – Qeverinë në tavolinën e bisedimeve ku do të diskutohej zgjidhja përfundimtare e kërkesave të arsyeshme të të punësuarve të cilat do të qonin drejt heqjes së kësaj gjendje të tejet të vështirësuar.


“Kryesia Ekzekutive e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshëm vendosi që të gjitha Federatat dhe Shoqatat sindikale anëtare të BSPK-së nga sot t’i hynë përgatitjeve të veprimeve sindikale me qëllim të mbrojtjes së të drejtave që qojnë drejt përmirësimit të gjendjes ekonomike e sociale të të punësuarve, pasi që në të gjithë sektorët, në atë të arsimit, të shëndetësisë, të policisë, të administratës e edhe në sektorët e tjerë gjendja veç sa e po vështirësohet dhe pa një dialog të mirëfilltë social nuk mund të dilet nga kjo situatë e ku roli i partnerit Social – Qeverisë është tejet i rëndësishëm. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës është në pritje dhe në veprim të vazhdueshëm sindikal dhe nuk do të heqë dorë nga e drejta që të punësuarit të kenë atë që u takon nga puna që bëjnë në shoqërinë tonë duke pasur një jetë të mirëqenë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e BSPK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori