LAJMI I FUNDIT:

BSPK kërkon nga kryeministri Haradinaj plotësimin e katër kërkesave

BSPK kërkon nga kryeministri Haradinaj plotësimin e katër kërkesave

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka mbajtur gjatë ditës së sotme mbledhjen e jashtëzakonshme të kryesisë ekzekutive, prej nga u shprehën pakënaqësitë lidhur me mosplotësimin e kërkesave të tyre të parashtruara edhe më herët para ekzekutivit të vendit.

Sipas kumtesës nga ky takim, BSPK me këtë rast ka paraqitur katër kërkesa për Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj siç është rregullimi i çështjes së skemës pensionale, për punëtorët e larguar me dhunë nga puna gjatë të viteve të ’90, çështja e pagës minimale në vlerën prej 250 euro, rritja e pagave dhe çështja e rregullimit të sigurimit shëndetësorë për të punësuarait, njofton Telegrafi.

“BSPK-ja është e vendosur që të mos i ndaloj veprimet dhe presionet sindikale deri në realizimin e çështjeve të cituara me lartë, andaj përkushtimi i BSPK-së do të jetë maksimal për realizmin e  të drejtave elementare për punëtorët e vendit”, thuhet në kumtesë


Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme SBASHK-u ka paralajmëruar grevë në shenjë pakënaqësie ndaj mos respektimit të memorandumit të nënshkruar në mes tyre dhe përfaqësuesve të koalicionit qeveritar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori