Kanë po atë shije, sikur t’i kishit përgatitur sipas recetës origjinale

Më në fund mund të kënaqeni me palapetat e preferuara dhe të mos çani kokën për shtim peshe! – transmeton Telegrafi.


Përbërësit:- ½ gote miell kokosi,- 1 lugë miell pa gluten,- 2 vezë,- ½ gote fjolla tërshëre,- ½ gote mel,- 1 lugë agavë apo mjaltë,- pak kripë,- 1 lugë e vogël sodë buke,- 2 dl ujë,- 1 lugë e vogël vaj.

sweet paris in houston creperie

Përgatitja:

Miellin e kokosit, fjollat e tërshërës dhe melin bluani mirë. Pastaj në tretjen e përftuar shtoni të gjithë artikujt dhe përzieni mirë.

Kur tretja të bëhet homogjene dhe pa droçka, futeni në frigorifer dhe lëreni të qëndrojë 10 - 15 minuta.

Pastaj nxehni vajin në tigan dhe piqni krepa.

Kur t’i bëni gati, mbushni me shtesa të preferuara.

Ju bëfshin mirë! /Telegrafi/