LAJMI I FUNDIT:

Brukseli përshëndeti vendimet e Kuvendit të Maqedonisë, priten shenja pozitive nga Bashkimi Evropian

Brukseli përshëndeti vendimet e Kuvendit të Maqedonisë, priten shenja pozitive nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel gjatë ditës së djeshme organizoi takim joformal për liderët e Bashkimit Evropian dhe nga të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, takimi është përkushtuar në diskutimin strategjik dhe qëllimet strategjike të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të diskutojmë për mënyrat e thellimit të partneritetit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Do ta vërtetojmë perspektivën evropian në rajon dhe do të japim drejtime të qarta për zhvillimin e domosdoshëm në fushat siç janë sundimi i së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, theksoi Michel.


Në takim kanë marrë pjesë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkviq.

“Ligji është një hap i rëndësishëm për zbatimin e reformave dhe tregon se Maqedonia e Veriut ka vullnet të bëjë gjithçka që është e nevojshme që të ketë perspektivë evropiane”, theksoi Borrell.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se “duam ta hapin rrugën për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që të nisin bisedimet para samitit të BE-së në Zagreb nëse është e mundshme. Për samitin përgatisim paqetë për investim sinqerisht shpresoj se do të jepet dritë e gjelbër”.

Sipas kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq, atmosfera tani është më ndryshe në krahasim me tetorin e vitit të kaluar.

“Atmosfera do të jetë më pozitive dhe vendet do të marrin nga Komisioni Evropian paqetë për investime që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit”, theksoi Plenkoviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori