LAJMI I FUNDIT:

Brozovic sërish i hidhëroi mbështetësit e Interit, trajneri i dërgon mesazh të qartë (Foto)

Brozovic sërish i hidhëroi mbështetësit e Interit, trajneri i dërgon mesazh të qartë (Foto)

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, në javët e fundit ka qenë jashtë planeve të trajnerit Frank de Boer për shkak të mungesës së disiplinës.

Kjo ka bërë që të humbë disa ndeshje, mirëpo pasi u kërkoi falje bashkëlojtarëve dhe trajnerit, holandezi e ktheu në skuadër që të konkurronte për një vend për ndeshjen ndaj Romës.

Brozovic është angazhuar në stërvitje nga trajneri.
Brozovic është angazhuar në stërvitje nga trajneri.

Mirëpo, ai ka bërë një tjetër veprim që i ka hidhëruar mbështetësit e Interit, kur pas humbjes së Nerazzurrëve nga Sparta në Ligën e Evropës, Brozovic publikoi një fotografi ku shfaqej në shoqërinë e një biondeje atraktive.


Humbja e Interit nuk e shqetëson mesfushorin.
Humbja e Interit nuk e shqetëson mesfushorin.

“Derisa Interi ka probleme serioze, ty të kujtohen ‘selfiet’!”; Shkëlqyeshëm! Humbëm, kurse çfarë bën ti! Gjithçka pozitive që kanë menduar për ty tifozët e Interit, tashmë është zhdukur”; “E shoh se je i zhgënjyer dhe i thyer që je jashtë skuadrës për dy javë” – ishin disa prej komenteve.

Për këtë shkak, edhe De Boer i ka paralajmëruar lojtarët që të kenë kujdes çfarë dhe kur të publikojnë në rrjetet sociale.

Zanetti: Brozovic nuk e respektoi Interin
Lexo po ashtu Zanetti: Brozovic nuk e respektoi Interin

“Jo vetëm Brozovic, të gjithë lojtarët e mi duhet ta kuptojnë sa të rëndësishme janë rrjetet sociale, por edhe të rrezikshme. Duhet ta kuptojnë se kur mund ta shfrytëzojnë Instagramin dhe Facebookun”.

“Në këtë moment, sipas mendimit tim, nuk është mirë të përdoren. P.sh., portieri i Ajaxit e publikoi një fotografi në mes të ndeshjes. Ky padyshim se nuk është moment i mirë. Lojtarët duhet të jenë të fokusuar, pavarësisht se kush është kundërshtari”, ka deklaruar trajneri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori