LAJMI I FUNDIT:

‘Bronde Bob’ e Hailey Bieber është prerja perfekte e pranverës

‘Bronde Bob’ e Hailey Bieber është prerja perfekte e pranverës

Hailey Bieber është rikthyer në epokën e saj bob, por me një ndryshim në nuancën e flokëve që duket se vjen si një konfirmim për sezonin e pranverës

Pak orë përpara festivalit “Coachella”, influencuesja shpërndau disa foto dhe video në Story-t e Instagram duke treguar disa ndryshime në gjatësinë dhe ngjyrën e flokëve.

Nga çokollata e errët, në një transformim tipik pranveror me një tonalitet gati “bronde” (kombinim i ngjyrës kafe me bionden e çelur), ndërsa gjatësia e flokëve është akoma më e theksuar.


Pra, vajza vëmendje! Hailey sapo dha konfirmimin për ndryshmin tipik që ju duhet këtë sezon sa i takon flokëve.

“Kthim tek e shkurtra” shkruan ajo në videon që e shoqëron me filtrin e qershisë, teksa kalon gishtat nëpër flokë për një qasje më nga afër për ndryshimin e radhës.

Në postimin tjetër ajo publikoi aksesorët e saj të diamantit, më saktë unazën me shkronjën “J” dhe tjetrën me një “B” të madhe, që me sa duket janë një dedikim për bashkëshortin, Justin Bieber, duke hedhur njëherësh poshtë zërat për divorc dhe krizë në martesën e tyre.

Ndërsa, në postimin e radhës Hailey shfaqet duke shijuar një akullore, e veshur thjesht me një bluzë jeshile, pantallona të shkurtra të bardha dhe flokët e kapura topuz.

Në trend Femra

Më shumë
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Moda
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Moda
Kalo në kategori