LAJMI I FUNDIT:

British Airways ndalon fluturimet për në territorin e Kinës, në mes të krizës në rritje të coronavirusit

British Airways ndalon fluturimet për në territorin e Kinës, në mes të krizës në rritje të coronavirusit

British Airways ka zbuluar sot se ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Kinës në mes të krizës së coronavirus të përshkallëzuar, i cili ka vrarë  130 njerëz dhe ka infektuar 6,000 dhe është duke e përfshirë shpejt të gjithë botën.

Linja ajrore ka pezulluar të gjitha prenotimet në faqen e saj të internetit për fluturime të drejtpërdrejta nga Londra në Pekin dhe Shanghai deri në mars, pasi Zyra e Jashtme u ka kërkuar britanikëve të mos udhëtojnë në territorin e Kinës, përveç nëse vizita e tyre është thelbësore. Numri i të vdekurve në vend është rritur në 132, me infeksione të konfirmuara që shkojnë në gati 6,000, transmeton Telegrafi.


Qindra emigrantë britanikë të ngecur në qytetin e shkretë Wuhan – qendra e krizës – pritet të fillojnë të fluturojnë në shtëpi nesër në një mision evakuimi të organizuar nga Qeveria Britanike.

Banorët e mbërthyer në qytetin e shkretë u tha dje që të kontaktonin ambasadën në Pekin deri në orën 11:00, nëse donin të ktheheshin në shtëpi.

Mendohet se të evakuuarit do të kenë kontrolle shëndetësore para se të hipin në ndonjë aeroplan për në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas do të futen në karantinë për dy javë në momentin kur të prekin tokën britanike – një plan i ngjashëm u njoftua edhe nga SHBA-të, e cila nisi një mision urgjent për të riatdhesuar 240 qytetarë dje. Dyqind qytetarë japonezë të mbërthyer në Wuhan zbarkuan në Tokio këtë mëngjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori