LAJMI I FUNDIT:

Britaniku e shet kartëmonedhën me fytyrën e Mbretëreshës Elizabeth II – bankënotën 50 funteshe mund ta bëni për vete për 11431 euro

Britaniku e shet kartëmonedhën me fytyrën e Mbretëreshës Elizabeth II – bankënotën 50 funteshe mund ta bëni për vete për 11431 euro

Një britanik ka vendosur për shitje në eBay bankënotën prej 50 funtesh me fytyrën e Mbretëreshës për një shumë tronditëse, 11,431 euro – vetëm pak pasi që ajo vdiq.

Mbretëresha Elizabeth II vdiq në Balmoral, Skoci, në moshën 96 vjeçare. Por tani një ndryshim në monarki do të bëjë që fytyra e Mbretëreshës e cila gjendet në bankënota dhe pulla postare të zëvendësohet me fytyrën e Mbretit Charles III.

Vetëm 45 minuta pasi që bota e morri vesh se monarku me jetëgjatë i Mbretërisë së Bashkuar ka ndërruar jetë, një britanik vendosi që ta vendos në ankand bankënotën e fundit të lëshuar me fytyrën e saj. Përshkrimi i produktit thotë: “Bankënota 50 £ e paqarkulluar AA01 089063 me emërtimin e fundit e cila ka fytyrën e Mbretëreshës”, shkruan Mirror, përcjell Telegrafi.


“Bankënota polimer prej 50 funtesh e paqarkulluar AA01 089063, fringo e re nga Banka e Anglisë, do të vije mirë e paketuar për të parandaluar dëmtimin, dërgesa speciale nga Posta Mbretërore do të vije e paguar nga unë”, shkruhej në postimin e tij.

Ilustrim: Bankënota prej 50£

Kanë mbetur edhe 9 ditë deri në mbylljen e ankandit, dhe deri më tani për bankënotën në fjalë nuk është bërë asnjë ofertë.

Por përderisa valuta me fytyrën e Mbretëreshës zbehet gradualisht – duke përfshirë këtu edhe bankënotat dhe monedhat – koleksionuesit do të jenë të etur që t’i kenë në dorë kopjet e këtyre valutave si suvenire.

Me dizajnët e reja që do të zëvendësojnë bankënotat dhe monedhat – të cilat do të shfaqin Mbretin Charles III – valuta aktuale do të bëhet më e rrallë teksa koleksionuesit dhe fanatikët e mbretërisë do të përpiqen që t’i shesin këto suvenire. /Telegrafi/