LAJMI I FUNDIT:

Britaniku e shtynë të dashurën dhe e grushton punëtorin e aeroportit, teksa pret të futet në aeroplan

Britaniku e shtynë të dashurën dhe e grushton punëtorin e aeroportit, teksa pret të futet në aeroplan

Ky është momenti tronditës kur një udhëtar i nervozuar sulmon dy punëtorë të aeroportit, teksa zemërimi vazhdon të shpërthejë mes kaosit në aeroportet e Britanisë.

Drama shpërtheu kur burri dhe e dashura e tij ishin duke pritur për të hipur në një fluturim me easyJet nga Bristol në Alicante.

Daily Mail shkroi se nga policia e Somerset dhe Avon, thanë se një burrë i dehur i moshës 39 vjeçare, dhe një grua 37 vjeçare u arrestuan nën dyshimin për sulm, përcjell Telegrafi.


Pamjet tregojnë gruan e cila duke u bërtitur dhe ngritur duart në drejtim të stafit të aeroportit.

Pastaj burri e shtynë partneren e tij dhe duke vrapuar në drejtim të punëtorëve, teksa të pranishmit mbetën të shtangur.

Së pari ai e grushton njërin nga ta, dhe pastaj e rrëzon menjëherë punëtorin tjetër, duke i lënë të dy të shtrirë në tokë. /Telegrafi/