Një fotograf amator britanik ka bërë thirrje për ndihmë pasi ka pikasur një peshkaqen pranë bregut australian falë dronit të tij.

Bëhet fjalë për David Alphonse nga Northampton, i cili ngriti dronin dhe jo shumë kohë më pas vuri re një peshkaqen duke notuar pranë bregut australian, ku qindra njerëz po shijonin notin.


Më pas ,Alphonso thirri gruan e tij që ishte në plazh për të informuar shpëtimtarët.

Së shpejti, u ngrit një helikopter, ekuipazhi i të cilit analizoi situatën për të përcaktuar nëse peshkaqeni përbënte rrezik për njerëzit.

"Unë isha në plazh, babai im erdhi nga Anglia, si dhe vëllai im nga Sydney. E ngrita dronin dhe pas rreth tridhjetë sekondash pashë një peshkaqen, ndoshta 100 metra larg plazhit. Në Australi, unë jam mësuar të shoh peshkaqenë, i shoh ata çdo javë dhe mjaft afër. Kur e pashë duke notuar drejt një plazhi të mbushur me njerëz, mendova se situata ishte e rrezikshme dhe duhet të kontaktoja shpëtimtarët”, tha ai.

Kujdestari i shpëtimit thirri ekuipazhin sepse vlerësoi se po rrezikohej jeta e notarëve.

“Nëse nuk do ta kisha dalluar mund të ketë pasur sulme, edhe pse janë mjaft të rralla”, tha ai është Alphonso. /Telegrafi/