LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe pritet të shpallë objektivat për marrëveshjen e tregtisë së lirë me BE-në

Britania e Madhe pritet të shpallë objektivat për marrëveshjen e tregtisë së lirë me BE-në

Sekretari britanik i BREXIT-it, Stephen Barclay thotë se vendi do të shpallë më shumë detaje në lidhje me objektivat për një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian muajin tjetër, pasi Britania e Madhe të largohet nga unioni këtë të premte.

Barclay thotë kryesorja është që Britania e Madhe mund të përcaktojë rregullat dhe standardet e saj.

“Ne nuk do t’i marrim rregullat prej të tjerëve, nuk do të ndryshojmë për hir të ndryshimit. Ne do të nisemi nga një pozicion përputhjeje, por mundësia kryesore është që do të jemi në gjendje të vendosim standardet tona – standarde të larta – mbi të drejtat e punëtorëve, mjedisin, ndihmën shtetërore, si pjesë e asaj politike tregtare”, thotë Barclay, përcjell Telegrafi.


Stephen Barclay, sekretari britanik i BREXIT-it

Komisioni Evropian, në emër të 27 vendeve të mbetura anëtare të BE-së, do t’i nxjerrë objektivat e tij muajin e ardhshëm.

Kjo e fundit do t’ua paraqesë ato qeverive të këtyre vendeve më 25 shkurt dhe pas kësaj pritet të fillojnë bisedimet. /Telegrafi/