Kryetarja e Komitetit të Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuara, ka paralajmëruar se vendi i saj duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje Ballkanit mes rreziqeve të destabilizimit në rajonin evropian, shkruan Standard.
Deputetja konservatore Alicia Kearns do të udhëheqë një debat për rajonin juglindor të Evropës sot, duke paralajmëruar se ai mund të bëhet vendi i një “konflikti të tretë global, të madh”, së bashku me Ukrainën dhe Gazën, nëse nuk ndërmerren veprime parandaluese, transmeton Telegrafi.
“Ballkani ka rëndësi dhe nëse ne e shpërfillim atë, do të përfundojmë me një zjarr në pragun tonë”, tha ajo për agjencinë e lajmeve PA.
“Kjo ka rëndësi jo vetëm për sigurinë evropiane, sepse në thelb është oborri ynë i zgjeruar dhe nëse ka krizë në Ballkan, ne do ta ndiejmë atë këtu, do të ndikojë tek të gjithë ne; dhe ne nuk mund të përballojmë një konflikt të tretë global, të madh, dhe kjo është pikërisht ajo që do të ishte”, tha Kearns.
Ajo vuri në dukje vizitën e presidentit kinez Xi Jinping në Serbi në ditët e fundit, ndër zhvillimet që sugjerojnë se tensionet rreth rajonit mund të rriten.
Një qeveri e re pro-ruse ka ardhur në pushtet në Serbi, e cila disa frikësohen se mund të çojë në përplasje me Perëndimin.
Diskutimet në OKB për shënimin zyrtar të masakrës së Srebrenicës në Bosnje dhe Hercegovinë së fundmi janë dëshmuar gjithashtu si një pikë mosmarrëveshjeje, me Rusinë dhe Serbinë që kërkojnë të kundërshtojnë një rezolutë për këtë çështje.
Ndërkohë Kosova është në bisedime për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, duke sinjalizuar një marrëdhënie më të ngushtë me vendet perëndimore.
Kearns sugjeroi se Rusia synon të mbjellë kaos në rajon, duke i thënë PA: “E gjitha ka të bëjë me krijimin e sa më shumë teatrove të konfliktit që të munden. Unë kam mbajtur shumë fjalime ku kam folur për faktin se për Rusinë, nëse Ukraina nuk do të shkonte mirë, do të destabilizojë Ballkanin”.
Ndërsa ajo pranoi se qeveria britanike ishte e angazhuar në përpjekjet e vazhdueshme politike në Ukrainë dhe Izrael, ndër të tjera, ajo paralajmëroi nevojën për të ndërmarrë hapa parandalues edhe në Ballkan.
“Politika e jashtme ju vjen shpejt, por problemi është se shumë shpesh Sekretarët e Jashtëm mendojnë se politika e jashtme është diçka që ju thjesht i përgjigjeni”, tha ajo.
“Nuk është, ne kemi aftësinë për ta formësuar atë dhe kemi aftësinë për të zbutur ekseset më të këqija. Ne duhet të zgjedhim në mënyrë aktive për ta bërë këtë”, tha për fund Kearns. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës