LAJMI I FUNDIT:

Brexit, May rinis bisedimet me opozitën

Brexit, May rinis bisedimet me opozitën

Dosja e Brexit rikthehet sot në agjendën e britanikëve pas pushimeve të Pashkëve, me rinisjen e diskutimeve të kryeministres, Theresa May me opozitën laburiste në përpjekje për të zhbllokuar situatën.

Nuk i mbetet më shumë se një muaj kohë qeverisë britanike, e cila do të mblidhet në mesditë për një mbledhje të kabinetit të ministrave, për të miratuar marrëveshjen e divorcit të arritur me Bashkimin Evropian nëse dëshiron të shmangë pjesëmarrjen në zgjedhjet evropiane, të planifikuara më 23 maj në Britaninë e Madhe.

Përgatitjet për këtë proces zgjedhor kanë nisur ndërkohë. Eurofobi Nigel Farage nisi fushatën e partisë së tij të Brexit më 12 prill ndërsa partia pro-evropiane  “Change UK”, e cila ka bërë bashkë ish-laburistë dhe konservatorë, prezanton sot kryesuesit e listës, përcjell Atsh.


May synon të anulojë këto zgjedhje, të cilat vijnë tre vite pas votimit për Brexit, nëse ajo arrin të miratojë deri më 22 maj traktatin e largimit nga BE-ja nga ana e deputetëve britanikë, e cila rikthehet si çështje për diskutim sot pasdite në Parlament.

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Kalo në kategori