Në Komunën e Prizrenit dhe Suharekës, të martën mbrëma përveç shiut të rrëmbyeshëm, ka rënë edhe breshër me madhësi prej 4 centimetër, ndërsa ka bërë edhe shumë dëme.

Reshjet kanë shkaktuar dëme edhe në kulturat bujqësore, për të cilat ka njoftuar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Balu Muharremaj.


“Reshjet e mbrëmshme kanë shkaktuar shumë dëme në bujqësi, në fshatin Nëpërbisht dhe fshatra tjera në Komunën e Suharekës. Dëmet janë të mëdha dhe ne do ta kërkojmë ndihmën nga institucionet qendrore, e natyrisht do të angazhohem që tu ofroj mbështetje sipas mundësive”, shkruan Muharremaj.

98002373 1554506678052627 3394572898982166528 n e1589962252183

Në fshatin Duhël po ashtu është raportuar për shumë dëme, të cilat sipas qytetarëve që kanë raportuar kryesisht kanë qenë thyerja e xhamave të veturave.

98603427 278234350018086 39838484550123520 n 1

Fotografitë të cilat kanë ardhur në adresë të Telegrafit, qytetarët kanë krahasuar këtë breshër edhe me vezë ku shihet se kanë të njëjtën madhësi. /Telegrafi/

98101232 722184188535934 5361526959723511808 n