Brendi gjerman i këpucëve, Birkenstock, ka prezantuar bashkëpunimin me dizajneren britanike, Faye Toogood, e cila krahas këpucëve karakteristikave, ka dizajnuar edhe orenditë.

Studiot Toogood dhe Birkenstock kanë bashkëpunuar në këtë koleksion që përfshin këpucë, aksesorë, rroba dhe mbase një pjesë befasuese - një shtrat i krijuar posaçërisht.


Edhe pse Birkenstock njihet për këpucë, sidomos për pantofla, pak dihet se kjo kompani prodhon edhe krevate luksoze që nga viti 2017.

faye1 (Foto: Architectural Digest/Tom Johnson)

Siç transmeton revista Elle, lidhur me këtë bashkëpunim, dizajnerja Faye ka deklaruar: “E admiroj përkushtimin e Birkenstock për të punuar me materiale të qëndrueshme dhe dizajnin që merr në konsideratë qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e produkteve”.

Architectural Digest raporton se brendi gjerman është kujdesur që cilësia dhe komoditeti të jenë më të rëndësishmit për produktet e tyre, duke aplikuar të njëjtin funksionalitet të dizajnit të këpucëve edhe në krevatet e tyre. /Telegrafi/

krevat2 Krevati i ndërtuar në stilin e pantoflave (Foto: Architectural Digest)