Policia ka zbuluar momentin kur zbuloi 'dyqanin e supermakinave' të një bande kriminale, ku makinave të vjedhura u hiqen pjesët.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Njësia e Inteligjencës së Automjeteve të Vjedhura të Policisë së Essex-it gjeti makina në vlerë rreth 1 milion funte (rreth 1.2 milion euro) - makina luksoze të vjedhura.


Oficeri i specializuar Paul Gerrish tha: “Puna jonë i kushtohet goditjes së bandave të organizuara kriminale dhe ne sigurohemi që hajdutët e makinave të mos jenë kurrë rehat në Essex”.

Screenshot 5

“Puna jonë shtrihet përtej kthimit të makinave të vjedhura individuale dhe përfshin rrjetin më të gjerë të kriminalitetit pas çdo vjedhjeje”.

Screenshot 11

Në muajt e fundit ata thuhet se kanë gjetur dhe rikthyer te pronarët një sërë Ferrari dhe Aston Martin.

Screenshot 8 2

Ndërkohë një Rolls Royce Cullinan i gjetur gjatë operacioneve të fundit kishte vlerë vetëm më shumë se 360,000 £ (rreth 400 mijë euro).

Edhe pse ekipi ka vetëm tre oficerë - çiftin Hannah Gerrish dhe PC Paul Gerrish, dhe PC Phil Pentelow - njësia ka rikthyer tashmë 12 milionë funte (rreth 14 milionë euro) vlerë të makinave të vjedhura këtë vit. /Telegrafi/