Rezidenca, të cilën e ka marrë me qira Kylie Jenner në Miami, është jashtëzakonisht mahnitëse – ndërsa ylli televiziv e ka treguar në rrjetet sociale me anë të imazheve, ku natyrisht se trupi i saj ishte kryesori.

Prona në ishullin Hibiscus është e ndërtuar në atë mënyrë që t’u mundësojë vizitorëve “të jetojnë si yje”, raporton Telegrafi.


Kylie publikoi imazhe nga qëndrimi i saj në Miami

Rezidenca ka gjashtë dhoma gjumi, 12 banja, një tarracë mbresëlënëse në kulm, një kinema dhe një vend për barkën.

Kylie po qëndron atje me Tygan dhe me shoqërinë e tyre, të cilët po qëndrojnë në Miami për Panairin e artit, Art Basel.

Shtëpia ka po ashtu edhe palestër, kuzhinë në natyrë, pishinë... dhe çdo gjë që i nevojitet një personi të pasur, siç është pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner.

Dhe për të qëndruar në këtë rezidencë duhet të paguash 7.792 euro për një natë. Mirëpo, nëse e merr me qira për një muaj të plotë, ka 45 për qind lirim. /Telegrafi/

kyl2

kyl3

kyl4

kyl5

kyl6

kyl7

kyl8

kyl9

kyl10

kyl11

kyl12

kyl13