LAJMI I FUNDIT:

Brenda ‘pallatit sekret’ të Vladimir Putinit që është në pronësi të FSB-së ruse

Brenda ‘pallatit sekret’ të Vladimir Putinit që është në pronësi të FSB-së ruse

Në vitin 2010, biznesmeni nga Shën Petersburgu, Sergei Kolesnikov kishte dërguar një letër te ish-presidenti rus Dimitry Medvedev duke treguar në detaje për një pallat në Detin e Zi, që dyshohej se po shfrytëzohej nga presidenti aktual Vladimir Putin.

Kolesnikov ka pretenduar se ky projekt është financuar nga para të keqpërdorura, kur Putin ishte njëri nga nënkryetarët e Shën Petersburgut.

Fotografitë e asaj shtëpie më vonë janë publikuar në versionin rus të Wikileaksit. Ky ka qenë raporti i parë, por jo edhe i fundit, i një shtëpie luksoze që është thënë ta ketë shfrytëzuar Putini.


Kohëve të fundit, imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navany tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga Putin.

Sipas Navalny, kjo ndërtesë dhe toka përreth saj janë të regjistruara në pronësi të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) të Rusisë, që pretendon se e përdor këtë pronë për “aktivitete kërkimore dhe edukuese”.

Kritiku i Kremlinit pretendon se kjo pjesë e kësaj prone, pranë hapësirës ku mund të aterrojnë helikopterë ka të fshehur edhe një pjesë për hokej mbi akull.

Një kishë me ngjyrë të gjelbër po ashtu gjendet në këtë pronë, e cila sipas Navalnyt, “është një nga ndërtesat më sekrete dhe me më së shumti siguri në Rusi”.

Një serë e ndërtuara në pronën e pallatit. Përveç se mbi këtë pronë është i ndaluar fluturimi edhe anijet që kalojnë në ujërat afër pallatit u kërkohet që të mbajnë distancë prej të paktën 1.8 kilometrash.

Përveç fotografive nga droni, ekipi i Navalnyt ka krijuar edhe disa ilustrime të brendisë së rezidencës. Këto ilustrime të dixhitalizuara bazohen në planet e ndërtesës që ekipi i Navalnyt ka arritur të sigurojë dhe të dhënave se kjo pronë ka orendi italiane të porositura enkas për këtë pronë.

Nga planet e brendshme, ekipi i Navalnyt thotë se kjo pronë brenda ka edhe një teatër. Ai e ka pranuar se disa nga detajet e paraqitura në këto ilustrime, nuk të jenë të ndryshme nga pamja e vërtetë brenda pallatit.

Nga helmimi i kundërshtarëve deri te mbështetja e oligarkëve dhe skemat korruptive të pastrimit të parave – skandalet e Vladimir Putinit në 21 vjet në pushtet
Lexo po ashtu Nga helmimi i kundërshtarëve deri te mbështetja e oligarkëve dhe skemat korruptive të pastrimit të parave – skandalet e Vladimir Putinit në 21 vjet në pushtet

Nëntë kilometra në veri të ndërtesës kryesore, është ndërtuar edhe kjo ndërtesë për prodhimin e verës, që është fotografuar nga droni. Në dhjetor të vitit 2017, një ambientalist lokal u rrah nga disa persona të panjohur pasi po hetonte për prerjen e paligjshme të drunjve, gjatë ndërtimit të kësaj ndërtese ku prodhohet vera.

Në afërsi të pronës së dytë, që besohet se funksion si vresht, ndodhet edhe një kishë ortodokse, gurët për ndërtimin e saj besohet se janë sjellë nga Greqia. Pas pretendimeve nga ekipi i Navalnyt se këto prona në bregdetin e Detit të Zi janë ndërtuar për Putinin, zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov pretendoi se nuk kishte dëgjuar për hetimin e kryer nga Navalny.

Megjithatë, ai tha për mediat ruse se, “mund të them se kjo është një akuzë e vjetër. Vite më parë ne kemi sqaruar se Putini nuk ka asnjë pallat në Gelendzhik”. /REL/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Kalo në kategori