LAJMI I FUNDIT:

Brenda fabrikës gjigante të Tesla në Gjermani, aty ku prodhohen veturat e reja elektrike

Brenda fabrikës gjigante të Tesla në Gjermani, aty ku prodhohen veturat e reja elektrike

Fabrika për prodhimin e veturave elektrike të kompanisë amerikane Tesla ka filluar punën në Berlin, e falë pamjeve të realizuara me dron, kemi mundësinë të shohim sesi duket brenda kjo Giga-fabrikë.

Bëhet fjalë për giga-fabrikën e ndërtuar në Brandenburg, ku me dron janë zbuluar realizuar pamjet që tregojnë procesin e punës, që rezulton me nxjerrjen nga shiriti prodhues modelet e reja të Tesla, transmeton Telegrafi.


Themeluesi i Tesla, Elon Musk personalisht i ka ndarë blerësve 30 njësitë e para të crossoverit elektrik Model Y. Droni ka filmuar pamje mbresëlënëse që kompania Tesla Motors i publikoi në Twitter.

Në video shihen veprime të shumta – duke filluar nga puna në parking e deri te brendësia e fabrikës ku çdo pjesë e vetura të Tesla prodhohen dhe montohen. /Telegrafi/