Një krim i tmerrshëm, vrasja e çiftit shqiptarë në sy të dy fëmijëve dhe tani zbulohen pamjet e tmerrshme brenda dhomës dhe krevatit ku u ekzekutuan ata teksa flinin.
“Protothema.gr” ka publikuar sot nje shkrim, pasi ka arritur që të hyjë në shtëpinë ku u krye krimi makabër në lagjen Peristeri të Athinës pak jave me pare, duke sjellë pamjet dhe historinë e dhimbshme të shkatërrimit të një familje.
Pamjet nga brenda apartamentit që ka publikuar Protothema.gr demostrojnë tmerrin që kanë përjetuar viktimat.
Vrasësit hynë në apartament, kapën dy prindërit dhe i ulën në krevat, ku edhe i ekzekutuan me nga një plumb në kokë. Më pas me një mjet të mprehtë i kanë shkaktuar një të prerë në faqe djalit.
“Nga ajo që u kanë bërë, me shumë mundësi që ka qenë dikush që i njihte si familje, direkt ose indirekt. Është shumë rast i çuditshëm, sepse ata hynë e dolën shumë shpejt, në më pak se 10 minuta. Po kështu si arritën të hynin në shtëpi? Nga dinin si ishin dhomat? Nuk mund të hysh në një shtëpi dhe të bësh ato gjëra në atë mënyrë pa njohuri. Ata që e bënë kishin informacion ose i njihnin vetë. Nuk besoj se është rastësi”, ka deklaruar një nga familjarët e viktimave për median greke.
Djali në çmendinë, vajza ikën në Gjermani
Një familje e qetë dhe punëtore u shkatërrua plotësisht atë natë. Dy prindërit u vranë në mënyrë të tmerrshme. Djali që kishte probleme mendore pësoi shok të rëndë psikologjik dhe është shtruar në spital psikiatrik. Kurse vajza e vogël e familjes braktisi shkollën dhe ka ikur në Gjermani, shkruan Panorama.
Historia e çiftit
Çifti i pafat, sipas familjarëve ishin bashkë që nga viti 1988. Në atë kohë burri, Thanasi ishte ushtar dhe u njoh e u dashurua me Helenin, një vajzë të bukur. Dashuri e menjëhershme dhe pas pak kohe Thanasi e rrëmbeu duke u martuar dhe krijuar familje me të, shkruan shqiptarja.com.
“Ishin një çift shumë i dashur dhe i lidhur. Çfarë mendonte njëri e bënte tjetri. Nuk kishin probleme. Si të gjithë në këto kohë krize në Greqi, puna u kishte rënë. Jeta e tyre në përgjithësi shkonte mirë, veç problemit që në lindje që kishte djali. Eleni qëndronte gjithë kohës me të, e kishte lidhur jetën pas djalit. Për këtë arsye ajo nuk punonte. Por, burri Thanasi ishte një “luftëtar” i vërtetë. Punonte ku të mundej dhe e nxirrte rrogën, Nuk ishte as i pasur, as me punë të pista nuk merrej dhe asnjëherë nuk kishte krijuar probleme si në Greqi, ashtu edhe në Shqipëri”, ka thënë për median greke një nga miqtë e ngushtë të familjes.
Jeta në Greqi
53-vjeçari i pafat, bashkë me gruan e tij së bashku shkuan në Greqi për një jetë më të mirë në 1995. Aty rritën fëmijët i çuan në shkollë. Burri punonte si usta në ndërtim, i specializuar në punimet me gurë dhe në këtë mënyrë krijoi të ardhura të mira.
Ishin njerëz të mirë të jetës së vështirë të përditshme. Nuk kanë shqetësuar asnjëherë njeri. Ata ishin në Greqi për 22 vite dhe nuk kanë krijuar asnjëherë në asnjë vend ndonjë problem”, kanë thënë familjarë të çiftit të vrarë.
Çifit ka jetuar fillimisht për disa vite në gadishullin e Peleponesit si dhe në krahinën e Manit. Më pas ata u shpërngulën në Athinë, fillimisht në lagjen Agio Stefano më pas në Marusi dhe në fund në Peristeri, aty ku ndodhi edhe vrasja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës