Këngëtarja Adelina Tahiri muajin e kaluar zyrtarizoi martesën e saj me avokatin maqedonas.

Ajo tashmë është shpërngulur në Vjenë, ku ka nisur bashkëjetesën me bashkëshortin e saj në një apartament të ri.


Adelina është mjaft aktive në rrjetet sociale, në të cilat ndan herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një pamje të apartamentit të saj të ri luksoz, thuajse të përfunduar.

a tahuiri

Nga fotografia duket se çifti kanë përzgjedhur një apartament me hapësirë të bollshme, ndërsa gjithçka është e rregulluar me shumë shije.

Këngëtarja Tahiri duket se është tejet e lumtur me jetën e saj të re. /Telegrafi/