LAJMI I FUNDIT:

Brenda ambientit të braktisur ku do duhej të zhvillohej Geneva Motor Show

Brenda ambientit të braktisur ku do duhej të zhvillohej Geneva Motor Show

Gjithë çfarë ka mbetur nga përgatitjet për këtë organizim, lënë një skenë mjaftë të frikshme

Në fillim të kësaj jave, ishin bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e Geneva Motor Show, por ky aktivitet u anuluar tri ditë para se të fillojë, si pasojë e përhapjes së coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Shumë prodhues, të mëdhenj e të vegjël, ishin përgatitur që të shfaqnin modelet e tyre më të reja, ndërsa anulimi ka lënë pasojë të mëdha, si dhe shumë humbje.


Konsiderohet se janë shpenzuar miliona euro në përgjithësi, pasi transporti dhe ekspozimi i makinave për këtë aktivitet kërkon investime shumë të mëdha.

Fotografi që merret me makina të reja, George William ka hyrë brenda ambientit ku do të duhet të zhvillohej ky aktivitet, ku tani gjithçka është braktisur, ndërsa punonjësit po i mbledhin gjësendet e lëna.

Makina të shumta kanë mbetur ende të pa prezantuara, ndërsa dy zyrtarë të kompanisë amkeina, e zbuluan pa të pranishëm modelin e ri Czinger C21.

Derisa Koenigsegg, nuk hezitoi t’i prezantonte modelet e planifikuara, Gemera dhe Jesko Apsolut, Porsche dhe Bugatti kanë vendosur t’i shtyjnë prezantimet e makinave të reja.

Nëpërmjet pamjeve të shpërndara, shihet se sa shumë angazhim bëhet në prapaskenë, gjatë organizimit të këtyre aktiviteteve, ndërsa publiku nuk është në dijeni për shpenzimin dhe angazhimin që nevojitet, në mënyrë që gjithçka të jetë në rregull. /Telegrafi/