Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, Majlinda Bregu, tha se është koha për t’i dhënë fund shtirjes, duke folur në hapje të konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë për të ardhmen e Ballkanit të quajtur “Për të vallëzuar duhen dy vetë: Ballkani Perëndimor ndërmjet shpresës dhe realitetit”, organizuar në Bruksel sot nga organizata “Miqtë e Europës”.
“BE-ja duhet të respektojë Traktatin e vet e të ketë një qëndrim të qartë për procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. Falënderojmë Presidenten Ursula von der Leyen të Komisionit Europian që ka artikuluar vizionin e Europës si kontinent. Në shpresojmë që ky do të jetë objektivi dhe qasja e të gjitha Shteteve Anëtare të BE-së. Ndërsa ne në rajon duhet të përveshim mëngët e të përmbushim tërësisht objektivat e reformave tona, duke lënë mënjanë hidhërimin dhe zhgënjimin që ekziston në rajon”, tha Bregu.
“Ky moment është ndoshta kriza më e madhe në marrëdhënien politike ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që prej vitit 1999. Që prej këtij momenti e deri në Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor, të gjithë do të presin me padurim marrjen e vendimit nga BE-ja, por kush mund të garantojë që reformat do të nxiten me forcë dhe seriozitet? Unë shpresoj shumë që vendimi jo vetëm për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, por edhe për të ardhmen e të gjithë procesit të integrimit dhe të anëtarësimit të vendeve të tjera të rajonit, të mos ndikojë së tepërmi e të zhgënjejë administratën publike, e cila më shumë se organet e tjera duhet të jetë e motivuar për të ecur përpara me reformat”, tha ajo.
Bregu përfundoi fjalën e saj duke u shprehur se “pavarësisht faktit që rajoni ka pritshmëri të mëdha nga Presidenca kroate e Këshillit të BE-së, nuk do të tregoheshim të zgjuar apo me vision, në rast se do të prisnim që vetëm Kroacia, Gjermania apo Franca do të mund ta ndryshonin drejtimin e erërave të ftohta që po fryjnë në Ballkan. Megjithatë në rast se ne nuk shpalosim përparim të besueshëm në procesin e anëtarësimit, do të na kthehet bumerangu, do të bjerë oreksi për reforma, do të rritet konflikti ndërpartiak e do të ketë mungesë stabiliteti”.
Sekretarja e Përgjithshme shtoi se me anën e qasjes gjithëpërfshirëse ne duhet të mendojmë se si do të krijohet një shtysë e re për ta rigjallëruar procesin, duke ofruar stimuj të tjerë e duke mos krijuar pengesa të reja.
Bregu theskoi rëndësinë e rinisë dhe lidhjes me perspektivën e tyre dhe perspektivën e BE-së për rajonin.
“61% e të rinjve në rajon e mbështesin integrimin në BE, por në të njëjtën kohë e njëjta përqindje të rinjsh është e gatshme të largohet, në rast se nuk shikojnë arritje të qarta apo përmirësime në standarde në vendet e tyre. Në këtë zonë ekonomike rajonale duhet t’u japim të rinjve mundësinë të udhëtojnë lirshëm brenda rajonit. Prandaj ne kemi punuar fort që të njihen diplomat dhe kualifikimet profesionale në rajon, sipas modelit të BE-së. Kjo u jep shansin të rinjve që, po të duan, të shkojnë në një vend tjetër të rajonit për të punuar. Kjo është, po ashtu, edhe mënyrë e mirë për të luftuar papunësinë dhe rrjedhjen e trurit”.
Seanca e parë e punimeve të konferencës kishte temën “Të vallëzosh pa partner? Të ecësh mes zhgënjimit, dëshpërimit dhe shpresës”.
Në këtë seancë folën edhe: Josip Bërkiç, Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme të Bosnje-Hercegovinës, Kristian Danielson, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Politikës së Fqinjësisë së Mirë dhe Zgjerimit në Komisionin Europian, Marko Paviç, Ministër i Kroacisë për Zhvillimin Rajonal dhe Fondet e BE-së si edhe Udhëheqësi i ri europian i vitit 2019 dhe Hashim Thaçi, President i Kosovës*.
Seanca u moderua nga Shada Islami, Drejtoreshë për Europën dhe Çështjet Gjeopolitike në organizatën “Miqtë e Europës”. Folësit cekën çështje si marrëdhënia BE-Ballkan Perëndimor, procesi i zgjerimit dhe Presidenca e ardhshme kroate e Këshillit të BE-së gjatë gjysmës së parë të vitit 2020, e cila pritet që ta trajtojë Ballkanin Perëndimor me përparësi të lartë në agjendën e BE-së.
Konferenca këtë vit shënoi edhe edicionin e saj të njëzetë, një moment kyç ky jo vetëm për të diskutuar të ardhmen e Ballkanit, por edhe për të eksploruar ide dhe qasje të reja në praninë e më shumë se 200 pjesëmarrësve, përfshirë politikëbërës nga rajoni dhe BE-ja, zyrtarë të qeverive përkatëse, përfaqësues të biznesit dhe të organizatave ndërkombëtare, si edhe akademikë të shquar dhe gazetarë me përvojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës